Zhbogar: Rastin “Reket” e shoh me pozitivitet, nuk ka arsye për krizë politike në vend

Euro ambasadori, Samuel Zhbogar sot në Novaci ka folur mbi rastin “Reket”, ai ka thënë se Prokuroria Publike është treguar e denjë në luftimin kundër korrupsionit dhe ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit.

“Mundohem që të shoh këtë rast nga aspekti pozitiv. Ky rast tregon se Prokuroria Publike Lufton kundër korrupsionit, dhe se paraqet praktikë gjyqësore për luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe përkrahim Prokurorinë Publike që të angazhohet dhe të punojë në kësi lloj rastesh”, ka thënë Zhbogar.

Ai ka shtuar se nuk ka  arsye për krizë politike, institucionet funksionojnë dhe vetë PSP-ja gjithashtu. Ai ka thënë se është e vërtetë se Katica JAneva ka dhënë dorëheqje dhe e ka parasysh në fakt të tillë, mirëpo nuk mohon faktin se PSP do të vazhdojë të punojë deri më 15 Shtator, deri atëherë ka kohë mjaftueshëm që partitë politike të mendojnë se si do të vazhdojë puna e PSP-së. Ka kohë që të zgjidhet.

Please publish modules in offcanvas position.