Tre vjet pas natës më tragjike në historinë e Turqisë: Bilanci i zi në periudhën pas tentimit për grusht-shtet

Më 15 korrik 2016 ndodhi tentimi për grusht-shtet në Turqi. Kjo natë konsiderohet si nata më e errët në historinë e këtij shteti. Menjëherë pas kësaj  qeveria turke shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.  Mijëra të përjashtuar, dhjetëra mijëra të arrestuar, të malltretuar, njerëz të burgosur pasuria e të cilëve pa të drejtë janë marrë janë vetëm pjesë e bilancit të zi të periudhës pas tentimit për grusht-shtet.

Tre vite më pas gjendja nuk është më e mirë. Politika shtypëse kundër njerëzve të pafajshëm vazhdon edhe sot e kësaj dite. Të përjashtuarit nuk janë kthyer në vendet e tyre të punës, kurse opinion turk çdo ditë po zgjohet nga dhjetëra raste të maltretimit dhe rrahjes në burgje.

U transmetojmë bilancin e zi që ka të bëjë me tentimin për grusht-shtet dhe periudhën pas saj:

        Natën e 15 Korrikut 251 njerëz u vranë, kurse 2194 u plagosën

       Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur më 21 Korrik 2016, kurse ishte shfuqizuar  më 18 korrik pra dy vite më vonë..

  • Gjatë këtyre dy viteve qeveria turke në krye me Erdoganin ka lëshuar 37 dekrete qeveritare.
  •  Në tekstin e gjendjes së jashtëzakonshme janë lëshuar gjithsej 125 e 678 administrator . Mbi 270 nxënësve u është marrë statusi , kurse janë burgosur mbi 2 e 761 institucione .
  • Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme janë mbyllur gjithsej 204 mediume.
  • Janë mbyllur mijëra shkolla të lëvizjes Gylen, po ashtu janë mbyllur edhe akademitë policore. Diplomat e nxënësve të cilët kanë diplomuar  në këto shkolla janë  refuzuar. Gjithsej 250 mijë nxënës mbeten pa diploma të vlefshme.
  • Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme mbi 70 mijë persona u arrestuan prej të cilëve 35 mijë  janë burgosur, në mesin e të burgosurve  ka mbi 20 mijë gra 2 mijë fëmijë ishin vendosur në burg së bashku me nënat e tyre.
  • Mbi 22 mijë persona janë kidnapuar nga ana e shërbimeve të zbulimit turk. Pesë prej tyre nuk u dihen gjurmët, kurse shteti hesht në lidhje me këto raste.

Please publish modules in offcanvas position.