PYATT: Mbështetje për Maqedoninë e Veriut që të bëhet anëtare e fuqishme e NATO-së

Fokusi i SHBA-së është që ta mbështesim Maqedoninë e Veriut të bëhet anëtare e fuqishme dhe efektive e NATO-s, thotë ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt në intervistën për gazetën greke “Kathimerini”.

Lidhur me këtë çfarë shenjash merr nga Qeveria e re greke rreth Marrëveshjes së Prespës, thotë se “për Prespën, do ta lërë Qeverinë greke të thotë vetë”.

“Për mua, është e  rëndësi se 27 vjet çështja për emrin ishte burim i nervozizmit midis diplomatëve amerikanë dhe kolegëve të tyre grekë,  tashmë nuk ekziston problem në marrëdhëniet greko-amerikane. Jemi të përqendruar  në mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Atje do të përqendrohemi në vjeshtë dhe në bashkëpunimin tonë me Kongresin. Greqia, gjithsesi ishte vendi i parë që e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, që do të thotë  e keni përmbyllur çështjen”, thotë Geoffrey Pyatt në intervistë.

Ambasadori amerikan shton se ata e mbështesin rolin e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa si shembull e jep mbikëqyrjen e hapësirës ajrore nga aeroplanë ushtarakë grekë dhe i përmend mundësitë për bashkëpunim dypalësh.

Në intervistën për “Katimerinin”, Pajat e përmend edhe ambasadoren e re amerikane në Shkup, Kejt Berns, për të cilën Dimitrivi gjatë takimit të paradokohshëm të tyre në konferencën “Ekonomist në Athinë i ka thënë se është njëra ndër më të mirat në diplomacinë amerikane.

Please publish modules in offcanvas position.