Zjarr në Strugë, digjen 33 mjete lundruese dhe dokumentacion 60-vjeçar

Në një zjarr të madh që shpërtheu dje pasdite, në barakat ku është vendosur Klubi për Lundrim janë djegur 33 mjete lundruese, 4 motorë dhe dokumentacion 60-vjeçar. Një pjesë janë shpëtuar falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve. Kanë intervenuar dy automjete zjarrfikëse me 13 zjarrfikës, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Është shkaktuar edhe dëm material. Pas lokalizimit të zjarrit, është nisur hetim për përcaktimin e shkaqeve për fatkeqësinë dhe konstatimin e lartësisë së dëmit të shkaktuar. Ndryshe, Klubi për Lundrim “Snegar” punon që nga viti 1972 dhe që atëherë vazhdimisht po arrin rezultate të mira në fushën e sportit.

Please publish modules in offcanvas position.