Miratohet nevoja për Ligjin për arsim fillor

Komisioni juridik-ligjvënës ka miratuar nevojën për Propozim Ligjin për arsim fillor dhe Propozim ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionist në arsimin fillor dhe të mesëm. Javën e kaluar u zhvillua debat i ashpër në këtë komision me opozitën, e cila akuzoi pushtetin dhe Ministrinë e Arsimit se nuk kanë respektuar rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për gjuhën shqipe gjatë dorëzimit të propozim ligjeve në Kuvend. Por sot mundësuan që ky ligj të hyjë në procedurat e mëtejme parlamentare. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, deklaroi se këto dy propozim ligje kanë fokus përmirësimin e cilësisë në arsim.

Please publish modules in offcanvas position.