Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në luftën kundër trafikimit të njerëzve

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë sot do të nënshkruajnë protokollin për bashkëpunim në luftën kundër trafikimit me njerëz.

Protokolli do të nënshkruhet në Ohër nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe zv. kryeministri i Bullgarisë për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe Ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov.Protokolli parashikon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kompetente dhe shkëmbimit të informacionit që synon mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore.

Please publish modules in offcanvas position.