Katica Janevës i konfiskohet edhe telefoni i dytë

Është gjetur telefoni i dytë i Katica Janevës të cilën e kërkonte Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Telefoni celular është gjetur dje tek një person tjetër i cili ka konfirmuar se telefonin e ka marrë si dhuratë.

“Pas dhënies së udhëzimeve nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, gjatë ditës së djeshme është gjetur telefoni i dytë i prokurorit publik pas së cilës hetohet.

Pas dhënies së urdhrit për konfiskimin e telefonave, ishte gjetur vetëm njëri telefon celular dhe ishte dhënë informacion për telefonin e dytë se ishte humbur.

Prokuroria pas dorëzimit të kërkesës për ndjekje të IMEI-identitet ndërkombëtar të pajisjeve të telefonit celular, është gjetur telefoni tek një person tjetër. Me çka, me urdhër të procedurës paraprake telefoni është konfiskuar. Gjatë kësaj persona ka dhënë informacion se telefonin e ka marrë si dhuratë”, thonë nga Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dje Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit e pranoi raportin e ekspertizës së telefonit celular që iu ishte konfiskuar Katica Janevës.

Please publish modules in offcanvas position.