Ramush Haradinaj sot niset për në Hagë

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj sot do të niset për në Hagë, njofton Klan Kosova.

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit pritet të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë më 24 korrik.

Ftesa nga Gjykata Speciale ishte arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, njofton Klan Kosova.

Ai këtë vendim të befasishëm e bëri të ditur në një konferencë për media gjatë ditës së premte ku tha se nuk mund të lejojë që të intervistohet nga Gjykata Speciale në postin e kryeministrit, por do të shkojë vetëm si qytetar i Kosovës.

Haradinaj në këtë konferencë për media njoftoi po ashtu se nga Gjykata Speciale do të merret në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, pa dhënë më shumë detaje se për çfarë rasti bëhet fjalë.

Please publish modules in offcanvas position.