Mbledhje të dy komisioneve kuvendore

Në Parlament sot do të mbajnë mbledhje Komisioni për shëndetësi dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për shëndetësi është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen shëndetësore, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Ky Propozim-ligj është parashtruar nga deputetët Mirsada Emini Ademi, Katerina Kuzmanovska, Beti Rabaxhievska Naumovska, Meri Llazarova, Jagoda Shahpaska, Maja Moraçanin, Aleksandra Cvetkovska, Mirosllav Jovanoviq, Jusuf hasani, Rexhep Memedi.

Kjo pikë do të jetë në rend dite edhe të Komisionit ligjdhënës-juridik, i cili do të mbajë dy mbledhje. Anëtarët e këtij komisioni në mbledhjen e 174-t do ta shqyrtojnë kërkesën për dhënie të interpretimit autentik të nenit 21 paragrafi 1 pika 4, ndërkaq lidhur me nenin 20 të Ligjit për tatimin e fitimit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nur 112/14, 129/15, 23/16 dhe 248/18), parashtruar nga deputeti Enes Ibrahim.

Please publish modules in offcanvas position.