Turqi: Digjen më shumë se 300,000 libra, Turqia madje e tejkalon edhe regjimin nazist

Ministri turk i arsimit Zija Selçuk ka deklaruar se  në tre vitet e  fundit janë zhdukur më shumë se 300 mijë libra të cilat janë publikuar nga ana e shtëpive botuese të afërta me lëvizjen Gylen. Librat  janë zhdukur në mënyrë të pa selektuar. Mesin e tyre ka libra religjioz, literaturë, libra shkencor dhe shkollor. Kriteri i vetëm për zhdukjen e tyre është  vetëm fakti s ejanë botuar nga shtëpi botuese të cilat i takojnë lëvizjes Gylen. Numri i saktë arrin në 301.878 libra dhe këtë e publikoi ministri i arsimit Zija Selçuk me kërkesë të Ersin Kara, deputet nga radhët e partisë pro qeveritare nacionaliste MHP. A ka tentime për pastrimin e bibliotekave të shkollave ? A thua nga këta biblioteka janë nxjerr librat e kësaj organizate ? Në qoftë se janë nxjerrë a është bërë analizë se si ato libra janë future në atë institucion ? A janë këta libra akoma në shkolla dhe a kryen kontroll shtetit ndaj shkollave? Kjo është pyetje e deputetit Kara, të cilës ministri Selçuk id ha këtë përgjigje:

Në lidhje me këtë mund të them se janë mbyllur të gjitha mediet dhe shtëpitë botuese të afërta me këtë organizatë. Si pjesë e kësaj duhet të përmendi se saktë janë zhdukur 301.878 libra, pasi paraprakisht të njëjtat janë nxjerrë nga shkollat me urdhër të ministrit për punë të brendshme.

Kjo procedurë e qeverisë turke na kujton procedurat e regjimit fashist por në masë shumë më të madhe. Sipas të dhënave historike nazistët shkatërruan  rreth 25 mijë libra që është për 12 herë më e vogël se sa numri i librave të djegur në Turqi. Ministri turk u lavdërua edhe me 2284 shkolla të mbyllura të  lëvizjes Gylen.

Në dhjetor të 2016- s, gazeta turke BurGun zbuloi se ishin shkatërruar 1.8 milionë libra shkollorë për t’u ribotuar më pas sërish, pasi përmbanin në tekst fjalën Pennsylvania, vendi ku aktualisht Gülen po jeton në SHBA. Një raport i 2018- s nga English PEN shpalli gjendjen e emergjencës në vend përsa i përket të drejtës së fjalës, ku 200 media u mbyllën, 80 shkrimtarë u përndoqën e u vunë në hetim si dhe 5,822 akademikë u pushuan nga puna e tyre në universitete

Please publish modules in offcanvas position.