Turqia bllokon qasjen ndaj 130 profileve dhe rrjeteve sociale

Gjykata në Ankara ka urdhëruar bllokimin e qasjes për 130 faqe internet   dhe profileve, përkatësisht edhe të faqeve të cilat janë kritike ndaj Qeverisë turke si dhe profilet opozitare,  duke thënë se paraqesin kërcënim për sigurinë nacionale, thuhet në dokumentin e publikuar nga portal “Bianet”.

Gjykata vendosi që ti bllokojë duke u thirrur në thyerjen e ligjit me të cilën rregullohet internet publikoi “Bianet” e cila thekson se edhe vetë gjendet në mesin e portaleve të bllokuara.

Tani për tani nuk është bërë e ditur se kur do të hyjë vendimi në fuqi, pasi qasja tek vef faqet dhe profilet është e lejuar.

Please publish modules in offcanvas position.