Tetova vazhdon të investojë në objektet shkollore

Sot vizitova 3 shkolla fillore të komunës së Tetovës, për të parë nga afër investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, të realizuara nga buxheti vetanak i shkollave falë politikave pozitive të menaxhimit dhe kursimit të mjeteve financiare ka deklaruar Teuta Arifi kryetare e komunes..
Në SHF “Kikish” është bërë suvatimi i terësish i hapësirave të brendshme të objektit shkollor, ndërimi i dyrve të klasave, riparimi i plotë i nyjeve sanitare si dhe rregullimi i bibliotekës dhe zyrës së arsimtarëve.
Në SHF “Përparimi” në Reçicë të Madhe po bëhet fasadimi i jashtëm i shkollës, janë lyer hapësirat e brendshme, është rregulluar oborri i shkollës, janë furnizuar banka dhe ulëse të reja për nxënësit si dhe janë furnizuar smart board-e me qëllim digjitalizimin e plotë të procesit edukativo-arsimor. Gjitashtu kjo shkollë ka fituar edhe 2 projekte të programit Erasmus+ për shkëmbim të nxënësve dhe arsimtarëve me 2 shkolla fillore nga Italia dhe Franca.
Gjitashtu vizitova edhe SHF Naim Frashëri ku është bërë lyrja e brendshme dhe e jashtme e shkollës, është rregulluar oborri dhe fusha e sportit, si dhe po bëhet zevendësimi i inventarit të dëmtuar me inventar të ri dhe modern! Kjo shkollë këtë vit ka furnizuar edhe 2 smart board-a, me çka numri i klasëve të digjitalizuara është 12, dhe kjo tendencë do të vazhdojë deri në digjitalizim të plotë te procesit arsimor me furmizim të tabelave të mençura dhe projektorëve!
Me të njëjtin elan dhe tempo po punohet në të gjitha 19 shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovë, duke dashur që viti i ri shkollor t’i mirëpresë nxënësit me kushte më të mira, që padyshim kontribon në kualitetin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollat tona!

Please publish modules in offcanvas position.