Moti i nxehtë me temperatura deri 40 gradë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë mesatare nga drejtimi verilindor, ndërsa indeksi UV do të jetë 9. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 16 deri 23 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 31 deri 40 gradë celcius.Deri në mesin e javës së ardhshme moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri mbi 41 gradë celcius.

Please publish modules in offcanvas position.