MPPS: Për shkak të valës së ngrohtë rekomandohet lirim nga puna i grave shtatzëna dhe më të moshuarve

Pas shpalljes së fazës portokalli në territorin e gjithë shtetit deri më 14 gusht të këtij viti, për shkak të valës së ngrohtë, Ministria e Punës dhe Politikes Sociale u bën thirrje subjekteve juridike që t’i respektojnë rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë të miratuar në bazë të konkluzioneve të Komisionit për përcjellje të efekteve nga temperaturat e larta.

“Konform planit aksional për parandalim të pasojave nga vala e ngrohtë Ministria e Shëndetësisë rekomandon lirim nga detyrimet punuese grupet më të ndjeshme të popullatës, siç janë: gratë shtatzëna dhe personat të moshës mbi 60 vjeçare, në institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet) të mos praktikohet aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin jashtë fëmijët në periudhë nga ora 11 deri në 17. Rekomandohet të gjitha objektet juridike, që kryejnë aktivitete në qiell të hapur, t’i ndalojnë aktivitetet në periudhën nga ora 11 deri në ora 17”, theksohet në kumtesën e MPPS. Kjo, siç potencohet, në mënyrë të veçantë i përket punëtorëve të ndërtimit.

Njësitet e pushtetit lokal, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e përfshira me valën e ngrohtë, siç rekomandon MMPS, duhet të kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë qasje më aktive dhe t’u ofrojnë ndihmë personave të moshuar të vetmuar dhe të pastrehëve konform aktiviteteve të parashikuara në Planin aksional.

“Duke duke pasur parasysh faktin se procese të caktuara të rrezikshme prodhuese dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, përkujtohen punëdhënësit në detyrimin për respektimin e dispozitave ligjore nga kjo fushë”, shtohet në kumtesë.

Njëkohësisht, MPPS apelon në kontrolle të rritura nga ana e Inspektoratit kompetent shtetëror të punës. 

Please publish modules in offcanvas position.