Brazili refuzon kërkesën e Turqisë për ekstradimin e biznesmenit turk Ali Sipahi

Gjykata e Lartë në Brazil ka refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Ali Sipahi, biznesmen turk të cilin qeveria turke e kërkon për shkak të lidhjeve me lëvizjen  Gylen.
Nuk ka asnjëfarë garanci se në Turqi do të gjykohet  në mënyrë të drejtë- kështu e sqaron vendimin e tij gjykatësi Edson Fashin. Ai po ashtu thekson se ky vendim është pranuar dhe përkrahur edhe nga ana e këshillit pesë anëtarësh të Gjykatës së Lartë në Brazil.

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Publike e Brazilit e cila ka theksuar se Sipahi më shumë se 12 vite qëndron në San Paulo dhe se nuk është vërejtur asnjë aktivitet terrorist të lëvizjes Gylen në këtë vend.

Sipas gazetës braziliane Estado de S. Paulo shkruan se në Brazil jetojnë më shumë se 300 qytetar turq, anëtar të lëvizjes Gylen dhe se 10 prej tyre qeveria turke i kërkon për ekstradim, por ministria e drejtësisë nuk i ka shqyrtuar këto kërkesa.

Please publish modules in offcanvas position.