Pendarovski: Reket” është një test për shtetin ligjor, përgjegjësi për të gjithë të involvuarit

Afera kriminale “Reket” e cila i ka dridhur themelet e institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe e sjell në pikëpyetje, edhe më shumë se deri më tani, besimin e qytetarëve për politikanët dhe shtetin personal, është një test i madh për një shtet ligjor, vlerësoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Ai kërkoi nga institucionet kompetente përfundim efektiv, të shpejtë dhe themelor , si dhe përgjegjësi politike. Duhet të ketë përgjegjësi dhe dënime  për të gjithë faji i të cilëve do të dëshmohet pa dallim nëse bëhet fjalë për prokurorë,  anëtarë të partive politike, biznesmenë ose politikanë, porositi presidenti duke theksuar se besoj që  politikanët janë me përgjegjësi më të madhe nga qytetarët tjerë dhe për atë edhe  veprimet e tyre  eventuale kundërligjore duhet të  procesohen me ndikim të madh madje edhe më ashpër të dënuar.

“Të gjithë ato emrat e të cilëve janë përmendur, pavarësisht nëse me bazë  ose me qëllim,  vetëm me qëllim që të diskreditohen, me vetëiniciativë  të japin deklarata para prokurorit kompetent me qëllim që të tregojnë se  para ligjit dhe para opinionit të gjithë jemi të njëjtë. Opinioni ka të drejtë t’i dijë qëndrimet tona,  madje edhe nëse bëhet fjalë për  konstruksione më të pabesueshme ose spekulime të prodhuara me qëllime të pandershme”, tha presidenti Pendarovski.

Shefi i shtetit thotë se është i zhgënjyer nga prokurorja  speciale publike, Katica Janeva.

“Pa u kuptuar si presion politik ndaj organeve hetimore që duhet të punojnë rreth kësaj, si njeri, duke u nisur nga  ajo që deri tani është  bërë publike dhe e njohur – po jam i zhgënjyer”, theksoi Pendarovski.

Please publish modules in offcanvas position.