Lile Stefanova sot në PP, do të jep dëshmi per rastin "Zhvatja"

Prokurorja e PSP-së Lile Stefanova, e cila e udhëheq lëndën “Perandoria”, sot në Prokurorinë Publike duhet të rrëfehet për rastin “Reket”.

Stefanova dhe shefja e saj në PSP Katica Janeva ishin përmendur në bisedat e incizuara dhe videot të cilat i publikoi edicioni i internetit i gazetës italiane “La Verita”, në lidhje me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.

Nga PP-ja deri më tani nuk zbulojnë se a do të thirret dhe kur prokurorja speciale publike Janeva.

“Prokuroria për shkak të konfidencialitetit dhe udhëheqjes së suksesshme të hetimit nuk kumton paraprakisht se cilat veprime dhe kur do të ndërmerren”, thotë për MEDIAL-n prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski. Ai thotë se të gjithë të përfshirët do të merren në pyetje dhe do të hetohen pa dallime.

Prokurorja Lile Stefanova pas publikimit të videos në të cilën ishte përmendur nga biznesmeni Jordan Kamçev i cili është i akuzuar në “Perandoria”, në një deklaratë me shkrim deri te mediat i mohon pohimet e tij, duke i vlerësuar si përpjekje që ta diskreditojë si prokurore.

“Tërësisht është i pavërtetë rrëfimi i të dyshuarit Jordan Kamçev në incizimin e publikuar në të cilën kishte lejuar që ta përdorë emrin tim. Vlerësoj se qëllimi i këtij prononcimi është që të më diskreditojë si prokurore, e cila e udhëheq procedurën kundër tij, veçanërisht që e ka incizuar bisedën me personin Bojan Jovanovski”, theksoi Stefanova.

Ajo tregoi gatishmëri që të bashkëpunojë me Prokurorinë për krim të organizuar që tërësisht të zbardhet i gjithë rasti “Reket”.

Please publish modules in offcanvas position.