“Zhvatja”, Këshilli i Ambasadorëve mbështet qëndrimet e Pendarovskit

Këshilli i Ambasadorëve sot përmes një kumtese ka shprehur mbështetje të plotë  për qëndrimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski në lidhje me rastin “Reket”.  Nga Këshilli thonë se me vëmendje dhe shqetësim po ndjekin zhvillimet e fundit dhe se informacionet që i kanë në dispozicion në lidhje me këtë rast , krahas biznesmenëve dhe fytyrave publike nga estrada dhe gazetaria, janë të përfshirë edhe anëtarë të PSP-së, autoritete të plotfuqishme dhe emra të njohur të funksionarëve nga institucione të ndryshme shtetërore, si dhe anëtarë partiakë në pozicione të ndryshme.

“Këshilli i ambasadorëve jep mbështetje të plotë të presidentit të Republikës Stevo Pendarovski për qëndrimet e tij të fuqishme dhe porosive të shprehura në konferencën e djeshme për mediat. Padyshim Presidenti qëndroi pas parimeve të shtetit juridik dhe interesave të qytetarëve, si dhe kredibilitetin e shtetit tonë me vëmendje të drejtuar drejtë agjendës euroatlantike të Maqedonisë. Ne, ish ambasadorët të cilët marrim pjesë në Këshillin e Ambasadorëve do të dëshironim të shprehnim përkushtimin tonë dhe bashkë me angazhimet e theksuara të Presidentit Pendarovski të kontribuojmë për ruajtjen e besimit të bashkësisë ndërkombëtare e cila mund të ruhet dhe respektohet me zbardhjen e plotë të këtij rasti nga ana e organeve hetuese dhe gjyqësore”, theksohet mes tjerash në kumtesë. Janë të mundshme pengesat e mëtutjeshme të paparapara në atë rrugë. Zgjidhja e plotfuqishme e vërtetë do të jetë garant se jemi shtet juridik në të cilin sundimi i së drejtës zbatohet ndaj secilit qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e Bordit Ekzekutiv të Këshillit të Ambasadorëve”, thuhet në kumtesën e Këshillit të Ambasadorëve.

Please publish modules in offcanvas position.