Ministrat sot kthehen ne punë, qeveria mban mbledhje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 12:00 do të mbajë mbledhjen e rregullt të 149-të me disa pika të rendit të ditës nga programi i saj.

Në mbledhjen e sotme me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes do të shqyrtohen informacionet për planet për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në forcat e NATO-s për sigurimin e kufijve juglindorë dhe lindorë të Aleancës si dhe planeve për pjesëmarrje të përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës në operacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Afrikës Qendrore.Me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, do të shqyrtohen informacionet për përgatitjen e mbledhjes së Nëntë të grupës  speciale për reforma në administratën publike në kuadër të Komitetit për stabilizim dhe asocim që do të mbahet në Shkup më 17 shtator 2019 si dhe informacioni për mbajtjen e mbledhjes së pesëmbëdhjetë të Nënkomitetit për tregti, industri, doganë dhe tatim në kuadër të Komitetit për stabilizim dhe asocim mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili u mbajt më 13 Nëntor 2018 në Shkup.

Please publish modules in offcanvas position.