SHGM dënon deklaratën e Zaevit dhe kërkon falje publike

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nëpërmjet një kumtesë dënon deklaratën të kryeministrit Zoran Zaev në të cilën ai thotë se nuk do të lejojë ndonjë gazetarë kapriçioz të shkarkojë këtë qeveri nga pushteti.

Fjalimi i tillë që sipas SHGM-së, përmban agresion ndaj gazetarëve nga ana e kryetarit të Qeverisë mund të nxisë dhunë ndaj kolegëve tanë, ndërsa me këtë mund të përkeqësojë sigurinë e tyre dhe të kufizojë lirinë e shprehjes.“Kërkojmë nga kryetari i Qeverisë Zoran Zaev menjëherë t’u kërkojë falje gazetarëve, para së gjithash kolegut Branko Geroski nëse kjo deklaratë ishte e dedikuar për të dhe në të ardhmen të përmbahet nga diskreditimi i tillë i gazetarëve”, thuhet në njoftimin e SHGM-së

Please publish modules in offcanvas position.