LSDM: Është rritur kthimi i TVSH-së për kompanitë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se është rritur kthimi i TVSH-së tek kompanitë. Sipas tyre, 30 milionë euro më shumë janë kthyer tek kompanit.

Nga LSDM thonë se duke përfshirë edhe korrikun e këtij viti, kthimi i TVSH-së për kompanitë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 14.5 përqind.Kthimi i TVSH-së është joselektiv dhe i rregullt, ndërsa në shtatë muajt e parë kompanitë kanë kthyer mbi 14.5 miliardë denarë në bazë të TVSH-së. Është realizuar pagesë e mirë e të hyrave, duke përfshirë edhe TVSH-në e cila bruto është për 5.6 përqind më e lartë se vitin e kaluar”, thonë nga LSDM.

Please publish modules in offcanvas position.