Osmani në Finlandë, do të kërkoj mbështetje për fillim të negociatave

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nga dita e nesërme do të qëndrojë për vizitë punë në Republikën e Finlandës, ku do të realizoj takime pune me Ministren për Punë Evropiane, Tuti Tupurainen dhe me Ministrin për Punë të Jashtme, Peka Havisto. Në takime është paraparë të diskutohen pritjet dhe perspektivat e Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme, si dhe për aktivitetet dhe mbështetjen e Republikës së Finlandës në kuadër të Kryesimit të Finlandës me Bashkimin Evropian, në prag të vendimit të ardhshëm për fillimin e negociatave në tetor të këtij viti.

Në kuadër të vizitës Osmani do të mbajë takim edhe me përfaqësuesit e “Komitetit të Madh” (Grand Committee) në kuadër të Parlamentit finlandez, kryesuar nga Zëvendës kryetarit i parë i parlamentit, Jani Makela.

Please publish modules in offcanvas position.