Konferencë: “Ndërtimi i kapaciteteve në komuna për realizimin e projekteve”.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Narine Sahakjan sot hapën Konferencën për Indeksin e zhvillimorë të komunave, të organizuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve në komuna për realizimin e projekteve”.

Ministri Milevski përshëndeti realizimin e deritashëm të Projektit, duke përmendur se aktivitetet e këtij projekti synojnë forcimin e kapaciteteve nacionale dhe komunale për përcaktimin e prioriteteve, formulimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore me fonde në dispozicion të komunave nga pushteti qendrore dhe fondet evropiane. Sipas pritjeve, shtoi ministri, efektet nga realizimi i këtij projekti duhet të kontribuojnë në forcimin e potencialeve për zhvillim lokal më dinamik dhe të qëndrueshëm.

“Me rëndësi të veçantë për mua është ajo se që në këtë mënyrë transparente do të kemi mundësinë të hapim temën për krijimin e Indeksit për zhvillimin e komunave, treguesit që janë marrë në konsideratë dhe sfidat me të cilat jemi ballafaquar në atë proces. Besoj se ekspertët që kanë punuar dhe do të punojnë në këtë operacion statistikor janë përballur dhe do të përballen me një numër sfidash për të siguruar njëtrajtshmëri dhe krahasueshmëri të të dhënave. Sidoqoftë, dua të theksoj se për ne, është me rëndësi të madhe të vendoset Indeksi i zhvillimit të komunave, pasi që zbatimi i tij do të japë kontribut të rëndësishëm në planifikimin më të suksesshëm të zhvillimit lokal dhe rajonal të vendit”, theksoi ministri Milevski në fjalimin e tij.

Please publish modules in offcanvas position.