Zaev dhe Ademi takojnë Diasporën

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, bashkë me ministrin pa resor, i ngarkuar për Diasporë Edmond Ademi, mbrëmë u takuan me më shumë përfaqësues nga Diaspora jonë, të cilët jetojnë në Itali, Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Luksemburg,  dhe SHBA.

Me këtë rast Zaev i theksoi politikat e Qeverisë të cilat përveç avancimit ekonomik janë të orientuara drejtë realizimit të qëllimeve kyçe strategjike, anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Krijojmë shtet të sigurt dhe me prosperitet ekonomik, i cili ka raporte miqësore me të gjithë fqinjët dhe kushte të volitshme për investime.

“Mesazhi i parë është investoni. Presim që prosperiteti i shtetit të ritet, vazhdojmë reformat në të gjithat fushat, veçanërisht në gjyqësor dhe e përforcojmë luftën pa kompromis kundër korrupsionit”, theksoi Kryeministri Zaev, duke shtuar se në drejtim të përforcimit të lidhjeve me diasporën është edhe Ligji i miratuar për mbështetjen e investimeve në të cilin parashihen 10% shtesë nga mbështetja financiare për investimet fillestare të subjekteve afariste të themeluara nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm jashtë vendit.

Please publish modules in offcanvas position.