Shekerinska: Marrëdhëniet tona me SHBA kurorëzohen përmes Vermontit

Ishim shtet i ri kur para 25 viteve e lidhëm partneritetin me Vermontin. Pas shekullit të katërt faktet flasin për partneritet shumë të afërt dhe konstruktiv, bashkëpunimi i armatës edhe në pjesën e mbrojtjes me Gardën nacionale të Vermontit ndoshta është pjesa më e dukshme dhe më dinamike e bashkëpunimit tonë mes dy vendeve. Në këtë periudhë 25 vjeçare pothuajse 5.000 pjesëtarë të  armatës sonë dhe të MM-së kaluan  nëpër mësim trajnues dhe komunikim me Gardën e Vermontit.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në pres konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Mbrojtjes me komandantin e Gardës kombëtare të Vermontit kolonelin Gregori Najt  i cili është për vizitë shumëditëshe  në vend dhe do të marrë pjesë në shënimin e dy jubileve Ditën e ARM-së dhe 25 vjetorin e bashkëpunimit bilateral.

“Nuk ka vend më të mirë dhe kohë më të mirë për festim  të jubileut tonë të përbashkët se sa tani në kryeqytetin tonë kur i numërojmë  praktikisht ditët e fundit të anëtarësimit tonë në NATO – Aleancë. Ajo do të jetë e pamundur nëse këto 25 vjet nuk profituam nga bashkëpunimi me GN të Vermontit. Trajningu, stërvitjet e përbashkëta, ushtrimet  dhe numri i madh i takimeve në nivel të Ministrive,  por edhe në nivel të çdo ushtari të armatës, na bënë më të fuqishëm dhe më të mirë”, tha Shekerinska.

Ajo shtoi se shembull i tillë  për bashkëpunim  bilateral mes RMV-së dhe SHBA-së  ishte edhe trajnimi i mëparshëm më i madh deri tani  i zbatuar te ne me pjesëmarrje të gjashtë armatave, prej të cilave  pesë anëtare  të NATO-s – “Goditje vendimtare”, si dhe projekti i cili është në rrjedhë  për projektet e përbashkëta  në kapacitetet e poligonit Krivollak, por edhe mundësitë për bashkëpunim të planifikuar në pjesën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Please publish modules in offcanvas position.