Tuparainen: Mbështesim fillimin e bisedimeve në Tetor, “ Zhvatja” është test për shtetin e së drejtës

Finlanda si kryesues i BE-së jep mbështetje për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe presim që kjo të ndodh në Tetor, deklaroi sot ministrja e punëve të jashtme të Finlandës Tuti Tupurainen në pres konferencën e përbashkët në Helsinki me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani.

Jemi optimist se nëse përmbushet agjenda në tetor do të merret vendim për fillimin e bisedimeve. Konsiderojmë se nuk ka arsye për anulim të mëtutjeshëm tha Tuparainen. Në anën tjetër zëvendëskryeministri nga ana e tij theksoi se vendi është i përkushtuar në integrimin në BE dhe NATO dhe asnjë sfidë tjetër këtë nuk do ta ndryshojë. AI falënderoi edhe përkrahjen  e Finlandës për integrimin në BE dhe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim . Osmani potencoi se anulimi i dhënies së datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim  të vendit në BE në Korrik ishte për shkak të  arsyeve teknike dhe theksoi se prêt që në tetor këshilli i Evropës të sjell vendim për fillimin e bisedimeve.

Please publish modules in offcanvas position.