Gjykimi për lëndën Titanik të PSP vazhdon sot

Gjykimi për lëndën “Titanik” që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhor, vazhdon sot në Gjykatën Penale në Shkup.

Kjo është seanca e tretë gjyqësore për “Titanik” për këtë javë pas pushimit njëmujor gjyqësor.

Lënda udhëhiqet nga gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova.

Në lëndën “Titanik” krahas Gruevskit, Janakieskit dhe Jankulloskës, akuzohen edhe Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Please publish modules in offcanvas position.