Ministri Nuredini shqyrton përvojat gjermane për menaxhimin e mjedisit

Takimi zyrtar i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Naser Nuredini, me drejtorin e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës z. David Oberhuber

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Z. Naser Nuredini, sot realizoi një takim me drejtorin e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës z. David Oberhuber.

Në këtë takim u shqyrtuan mundësitë për transferimin e përvojës gjermane dhe ekspertizës për menaxhimin e mjedisit. Si fusha prioritare u theksua cilësia e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe plotësimi i kërkesave të Kapitullit 27 “Mjedisi Jetësor”.

Ministri Nuredini theksoi se transferimi i përvojës gjermane është një mundësi e shkëlqyeshme për ne përmes veprimeve të koordinuara së bashku me të gjitha palët e tanguara për të siguruar një mjedis më të shëndetshëm për gjeneratat e ardhshme.

Please publish modules in offcanvas position.