Stacione bazë për 5G, së shpejti do vendosen në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të vendosen stacionet bazë për rrjetin e ri 5G. Por ekspertët thonë se rrezatimi nga ky rrjet është i dëmshëm.
“5G do të jetë kërcënim edhe më i madh për mbijetesën e njerëzve, kafshëve dhe bimëve. Unë si ekspert për dëmin dhe mbrojtjen nga rrezatimi elektromagnetik pohoj se mbi 90% i kancerit është shkaktuar nga rrezatimi elektromagnetik”, tha eksperti i kësaj lëmie, Stojan Velkovski.
Ai paralajmëron se rrezatimi 5G mund të shkaktoj haresë, ulje të imunitetit, sterilitet, leukemi dhe shumë pasoja tjera të padëshirueshme shëndetësore.
Nga Ministria për ambient jetësor dhe planifikim hapsinor, thonë se kanë ngritur nismë për testimin e ndikimit të teknologjisë digjitale 5G të rrjetit mobil ndaj ambientit jetësor.
Profesori Vellkoski vlerëson se në shtetin tonë nuk kemi mundësi që të kryejmë testim për 5G, siç bëhet në botë. Stacionet bazë planifikohet të vendosen në lokacione ku ka popullsi të dendur, në rajonet periferike dhe rurale, në Shkup, Tetovë, Ohër, Manastir dhe Strumicë. Një nga vendet që ka refuzuar të instalojë teknologjinë 5G është Belgjika.

Please publish modules in offcanvas position.