Zaev: Vijojnë investime prej rreth 5 miliardë eurove

Kryeministri Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook njofton se në Republikën e Maqedonisë së Veriut pason një cikël investimesh në vlerë prej rreth 5 miliardë eurove.

“Një miliard parashikohen për rrugë, mbi një miliard për hekurudhat, mbi një miliard në energji – me HC Çebren, largëpërçuesin për në Shqipëri si dhe për gasifikim. Po investojmë edhe në një Qendër të re Klinike, në bujqësi dhe zhvillim rural, në impiante për trajtimin e ujërave të ndotura, impiante rajonale për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave, sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve të ujërave të zeza, shkolla dhe kopshte si dhe projekte të tjera për nevojat reale të të gjithë qytetarëve”, shkruan Zaev në postimin e tij në Facebook.

Please publish modules in offcanvas position.