Maqedoni, fillon transformimi i ordinancave nga mjekësia e përgjithshme në familjare

Maqedoni, fillon transformimi i ordinancave nga mjekësia e përgjithshme në familjare

Specialistët për mjekësi familjare prej sot mund të fillojnë procedurën e transformimit të ordinancave të tyre për mjekësi të përgjithshme në ordinanca të mjekësisë familjare, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Nga MSH thonë se me këtë finalizohen procedurat e filluara në shkurt të këtij viti, prezantuar nga ministri Venko Filipçe në Forumin nacional për shëndetësi

“Specialistët e mjekësisë familjare do të mund të ofrojnë më shumë shërbime nga mjeku amë. Kjo është vetëm një pjesë e avancimit të cilësisë së shërbimeve në mbrojtjen primare shëndetësore. Në këtë mënyrë qytetarët do të munden mbrojtjen shëndetësore ta realizojnë më afër vendbanimit ku jetojnë”, ka informuar ministri Filipçe.

Siç thonë nga MSH, kjo masë është përshëndetur nga Shoqata e mjekëve për mjekësi të përgjithshme dhe familjare pasi në këtë mënyrë mbrojtja primare shëndetësore ku punon kuadër i specializuar mund të kontribuojë në kursime domethënëse shëndetësore.

“Me diagnostikimin me kohë dhe menaxhmentit adekuat të situatave të caktuara do të vjen deri te ngarkimi i nivelit sekondar dhe terciar në sektorin shëndetësor. Në këtë mënyrë do të krijohen kushte, shërbimet klinike të angazhohen në situata më të vështira dhe komplekse, për motivim më të madh të mjekëve të cilët do të angazhohen në specializimin e tyre, ndërsa në këtë mënyrë do të ulet ikja e kuadrit si ekzistues ashtu edhe i të rinjve”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Kryetarja e Shoqatës së mjekëve për mjekësi të përgjithshme dhe familjare Katerina Kovaçeviq ka thënë se specializimi dhe rikualifikimi sipas mjekësisë familjare si procese kanë filluar në vitin 2010.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.