Osmani: Mbështetje për ndriçimin e plotë të rastit “Zhvatja”

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në pres konferencë për media foli për zhvillimet e fundit në vend duke theksuar se rasti i fundit është kërcënim i drejtpërdrejt ndaj kapaciteteve institucionale të vendit që në mënyrë jo selektive të ballafaqohen me krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe me sundimin e ligjit.

“Rasti akoma është në zhvillim e sipër dhe dua të shpreh kënaqësinë time për vendosshmërin dhe guximin e deri tanishëm të organeve gjyqësore që kanë demonstruar në këtë vepër. Duke i inkurajuar që edhe më tutje të vazhdojnë me hetimin pa marrë parasysh se deri ku qon ai, pa kompromis dhe në mënyrë jo selektive ta qojnë rastin deri në fund”, tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Please publish modules in offcanvas position.