Ligji për Prokurorinë shkon në Kuvend pa marrëveshje

Ligji për Prokurorinë publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publike, javën e ardhshme shkon në Kuvend, ku është caktuar mbledhje për të martën. edhe pse tani për tani ende nuk ka marrëveshje mes grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës.

Mbledhja e Kuvendit për propozim-ligjin është caktuar për më 27 gusht, pas kthimit të deputetëve nga pushimi kolektiv. Për ligjin nevojitet shumicë prej dy të tretave, përkatësisht mbështetje prej 80 deputetëve.

Nga Ministria e Drejtësisë  thonë se tani për tani nuk është caktuar takim i ri, edhe pse paraprakisht ishte paralajmëruar se bisedimet do të vazhdojnë të dielën. Konsiderojnë se kompromisi duhet të ndërtohet në Kuvend.
“Obsioni më i mirë është konsensusi të bëhet në Kuvend. Është dërguar teksti dhe është mirë të gjithë deputetët që kanë vërejtje të parashtrojnë amandamente”, cekin nga Ministria e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, këtë javë në intervistë për një gazetë ditore tha se pengesë gjatë negociatave për Ligjin për prokurorisë publike nuk është Katica Janeva por kërkesa për mbylljen e procedurave të cilat janë filluar nga PSP-ja pas periudhës prej 18 muajve të parë dhe shkatërrimi i dëshmive të grumbulluara deri atëherë.
Takimi i fundit mes grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës për Ligjin për prokurorinë publike u mbajt në korrik dhe edhe pse pritej ato të vazhdojnë me punë nga fillimi i kësaj jave, kjo nuk ndodhi.

Ndërkohë, pozicionet e të dy palëve janë të pandryshuara. Pushteti, siç potencoi disa herë, është i gatshëm t’u përgjigjet kërkesave të caktuara të opozitës, por megjithatë linja e kuqe është lufta pa kompromis kundër krimit, përderisa opozita është e qëndrimit se nuk pranon transfer automatik të prokurorëve publikë nga PSP-ja në Prokurorinë e re për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, e as që kjo të udhëhiqet nga Ruskovska.

Please publish modules in offcanvas position.