Në Evropë në nivel vjetor mblidhen 486 kilogramë mbeturina komunale, te ne 344

Në Bashkimin Evropian komunat në nivel vjetor mesatarisht mbledhin nga 486 kilogramë mbeturina komunale për njeri, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2017. Ky numër mbetet i pandryshuar krahasuar me vitin paraprak dhe është për shtatë për qind nën maksimumin prej 525  kilogramë në vitin 2002.

Vendi ynë është mes tre të fundit në Evropë me 344 kilogramë dhe shënon ulje në krahasim me vitet paraprake, pasi në vitin 2015 janë mbledhur 385 dhe në vitin 2016, 385 kilogramë mbeturina komunale për kokë banori.

Mes vendeve anëtare të BE-së, më shumë mbeturina për banorë në vitin 2017 janë mbledhur në Danimarkë – 781 kilogramë, pas të cilës vijon Qiproja – 637 kilogramë dhe Gjermania – 633 kilogramë.

Në fundin tjetër të shkallës, tre vende anëtare të BE-së që kanë mbledhur më pakë mbeturina për kokë banori janë Rumania – 272 kilogramë, Polonia 315 kilogramë dhe Çekia -344 kilogramë.

Në vendet e rajonit më shumë mbeturina komunale për kokë banori kanë mbledhur Greqia – 504 kilogramë, Sllovenia – 471 kilogramë dhe Shqipëria 436- kilogramë, ndërkaq Maqedonia Veriore është mes tre të fundit me 344 kilogramë, pas të cilës vijojnë Serbia – 306 dhe Kosova me 228 kilogramë mbeturina për kokë banori.

Please publish modules in offcanvas position.