Lojëra të rrejshme shpërblyese në internet, MPB apelon për kujdes

Qytetarët të kenë kujdes dhe të dhënat e tyre personale të mos i shpërndajnë me persona të panjohur. Kjo thirrje u është bërë sot qytetarëve të Maqedonisë, nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas rritjes së numrit të lojërave shpërblyese të rrejshme. Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë Byrosë për Siguri Publike njofton se kohëve të fundit, në rrjetet sociale sidomos Facebook, janë hapur profile të rrejshme të subjekteve juridike (kompani) nga vendi jonë, me qëllim marrjen e të dhënave personale të qytetarëve.

“Me hapjen e profileve të rrejshme të emëruara si disa kompani të njohura në vend, me shfrytëzimin e logove dhe brendeve të tyre, bëhen publikime se për shkak të disa rasteve (ditëlindjen e kompanive dhe të ngjashme), organizohet lojë shpërblyese, me dhurata të ndryshme për fituesit, për shembull vauçerë, telefona celular dhe të ngjashme”, thonë MPB.

Nga MPB sqarojnë edhe funksionimin e këtyre lojërave të rrejshme. Në publikime thuhet nëse dëshirojnë të marrin pjesë në lojërat shpërblyese të rrejshme, të shtypin “like” në publikimin konkret, të komentojnë “marr pjesë”, si dhe të shpërndajnë publikimin, me qëllim që të shpërndahet loja shpërblyese e rrejshme”.

“Më pas nga krijuesit e lojërave të rrejshme shpërblyese ju dërgohet mesazh qytetarëve se janë fitues të çmimeve dhe për marrjen e tyre duhet të dorëzojnë të dhënat personale, të dërgojnë fotografi të letërnjoftimeve (nga të dy anët), si dhe fotografi të poseduesit të letërnjoftimeve”, thonë nga MPB.

Please publish modules in offcanvas position.