Dimitrov në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Helsinki

Me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Federika Mogerini dhe Peka Haavisto, ministër i Punëve të Jashtme i Finlandës, e cila është kryesuese aktuale me Këshillin e BE-së, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër, në Helsinki, do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve-anëtare dhe vendeve-kandidate për anëtarësim në BE(GYMNICH).

Siç kumtoi MPJ, diskutimet në takim do të fokusohen në çështje për lëvizjen e bashkëpunimit rajonal në sferat e interesit të përbashkët, përderisa në drekën ministrore të punës që do të pasojë pas takimit GYMNISH, do të këmbehen mendime për dhe rreth mbështetjes për mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Në margjina të takimit, ministri Dimitrov pritet të realizojë edhe disa takime bilateral me kolegët e tij, ndërsa me ministrin qipriot të Punëve të Jashtme, është paraparë edhe ceremoni për nënshkrimin e dokumentit për vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Qipros. .

Please publish modules in offcanvas position.