Ligjet për Prokurorinë në komisionin për çështje evropiane, Qeveria ka planin “B”

Projektligji për Prokurorinë Publike dhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot do të jenë temë debati në Komisionin parlamentar për Çështje Evropiane.

Kryetari i këtij komisioni Artan Grubi ka thirrur mbledhjen ku pritet të shqyrtohen dhe të debatohen këto dy ligje të rëndësishme, që janë të ndërlidhur me datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Kryeministri Zaev është shprehur optimist se do të arrihet kompromis dhe koncensus me opozitën për miratimin e tyre, por në të kundërtën Qeveria ka paralajmëruar se ka planin B për ti dhënë dritë jeshile këtyre ligjeve reformuese në sistemin e drejtësisë.

Please publish modules in offcanvas position.