Shkarkimi i Katica Janevës çështje ditësh

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot njëzëri ka vendosur të fillojë procedurën për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva për shkak të punës joprofesionale dhe joetike, njoftoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Kole Shterjev. Ai shtoi se Këshilli do të duhet të përgatit raport të cilin do të duhet ta dorëzoj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që Kuvendi të vazhdoj procedurën e mëtejshme dhe të kthej raportin në Këshill, ku edhe do të vendoset për shkarkimin e Janevës. Shteriev mes tjerash tha se  në historinë e  Këshillit të Prokurorëve, për herë të parë përballet me një situatë të tillë, në të cilën një shefi i Prokurorisë Publike i është përcaktuar masa e paraburgimit.

Please publish modules in offcanvas position.