ASHMAA – AKOS: Këmbehen përvoja për gjuhën e urrejtjes dhe sanksionimin e saj

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale dhe Agjencia për  rrjete dhe shërbime komunikuese e Republikës së Sllovenisë (AKOS) mbajtën takim bilateral në të cilën është biseduar për kompetencat e rregullatorëve dhe veprimin e tyre në drejtim të  parandalimit të koncentrimit të palejuar mediatik.

“Ishin këmbyer përvoja edhe për dispozitat ligjore në gjuhën e urrejtjes, mënyrën e konstatimit të këtyre dukurive, sanksionimin e tyre, si dhe për aktivitetin dhe shkrimin mediatik që ndërmerren në drejtim të promovimit të saj dhe për rregulloren ligjore për transmetim të obligueshëm të serviseve programuese (must carry)”, informojnë nga ASHMAA.

ASHMAA dhe AKOS vlerësojnë se bashkëpunimi i tyre i ndërsjellë është në nivel të lartë dhe se me praktikën e tillë të mirë duhet të vazhdohet në të ardhmen.

Takimi bilateral përputhet me 22 vjetorin e ekzistimit të Agjencisë. 

Please publish modules in offcanvas position.