Palmer: SHBA-të mbështesin Maqedoninë e Veriut në realizimin e qëllimeve strategjike

I dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin, Metju Palmer theksoi se vendi i tij e mbështet Maqedoninë e Veriut në realizimin e qëllimeve të saja strategjike – anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ai këto komente i bëri në Forumin strategjik të Bledit në takimet me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
“Shteti juridik duhet të funksionojë, ndërsa koha e lojërave dhe tentimeve partiake që të shmanget përgjegjësia ka përfunduar. Vendi i Maqedonisë së Veriut është në NATO dhe në BE”, nënvizoi Palmer në takim. MPJ-ja theksoi fokusi i bisedimeve në këtë takim ka qenë lidhur me dinamikën e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe rëndësinë e plotë nga integrimi i vendit në Aleancë, si dhe fillimin e negociatave me BE-në. Palmer me zyrtarët e lartë të Qeverisë ka shkëmbyer mendime dhe vlerësime edhe për zhvillimet e brendshme në Maqedoninë e Veriut si dhe zhvillimet rajonale.

Please publish modules in offcanvas position.