Nuhiu:Stabiliteti i një shteti në shumë aspekte varet nga forcimi i vetëdijes publike dhe kolektive

Mënyra bashkëkohore dhe dinamike e jetesës imponon nevojën për bashkëpunim me institucionet e sigurisë me kastin akademik. Punonjësit shkencorë përmes aktiviteteve orientuar drejt hulumtimeve, kërkime , propozimin e masave të planeve parandaluese dhe represive të kontribuojnë për përforcimin e vetëdijes, kulturës së sigurisë dhe t’i stimulojnë proceset e bashkëpunimit me organet për zbatimin e ligjeve, si dhe institucionet të cilat mund të identifikohen, realizohen dhe pamundësojnë kërcënime sigurie dhe rreziqe. Këtë e potencoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu në fjalimin para pjesëmarrësve të konferencës ndërkombëtare “Siguria urbane, përforcimi i sigurisë në botën e urbanizuar” që në organizim të Institutit të sigurisë, mbrojtjes dhe paqes pran UCM, Fakultetit të Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Sarajevë dhe Fakultetit të Sigurisë në Beograd sot u mbajt në Ohër.

Nuhiu e theksoi se qëllimi i organizimit të tubimeve shkencore si ky në Ohër është që përmes shfrytëzimit të shërbimeve të teoricienëve dhe praktikuesve eminent të përgatitur të punojnë dhe të shkëmbejnë përvoja, aftësi dhe njohuri, të punohet në ngritjen e kulturës së sigurisë dhe krijimin e ndjenjës të sigurisë te qytetarët.

“Stabiliteti i një shteti në shumë aspekte varet  nga forcimi i vetëdijes publike dhe kolektive, në drejtim që të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve në çdo aspekt. Është e nevojshme të krijoni politikë të mirë të sigurisë kombëtare dhe të ndërtohen institucione të përshtatshme që mundësojnë zbatimin e tij. Shteti ka përcaktuar qartë vlerat, interesat, udhëzimet, qëllimet strategjike, aspiratat dhe politikat e sigurisë. Me përmbushjen e tyre të plotës duhet të arrijë angazhimin e saj të përhershëm – integrimin evropian dhe euroatlantik”, tha Nuhiu.

Please publish modules in offcanvas position.