Këshilltari amerikan për punë të jashtme: Fetullah Gylen nuk do të ekstradohet në Turqi, sundimi i së drejtës kështu funksionon

Këshilltari për punë të jashtme në SHBA Xhon Sitilides në intervistën për portalin kronos28.neës deklaroi se qeveria turke në disa raste ka parashtruar kërkesë për ekstradimin e Fetullah Gylenit, I cili jeton në SHBA.

Xhon Sitilides është këshilltar për Evropën Lindore pranë ministrisë për punë të jashtme në SHBA, më herët ka punuar në shoqatën me renome amerikane Vilson Qendër të projekteve për Evropën Juglindore.

Në intervistën  e regjistruar nga gazetari Sitki Ozxhan , Stilides kryesisht flet  për raportet e ngushtuara në mes SHBA dhe Turqisë posaçërisht  në periudhën pas furnizimit  të raketave antiajrore të Rusisë S400.

Nga ajo që frikësohet Pentagoni është aho që raketat S400 janë programuar për njohejn e avionëve luftarak F35, për shkak të së cilës vihet në rrezik mbi fuqia ushtarake e SHBA të cilët nuk mund të lejojnë që Rusia ti posedojë të dhënat e tyre ushtarake.  Kjo do të thotë se SHBA nuk kundërshtoj këtë situatë për shkak të Turqisë, por për shkak të mbrojtjes së tyre. Dua të potemcoj  se me këtë vendim Ankaraja jo vetëm që I vuri në rrezik raportet me NATO, por edhe ekonominë turke, ushtrinë turke dhe sigurinë  Askush në Uashington nuk dëshironte që të vijnë raportet në këtë nivel por procedurat e Turqisë dhe mos shqetësimi ndaj paralajmërimeve  të drejtuara nga SHBA mundësuan të vijnë deri në këtë nivel. Përkundër gjithë kësaj Turqia megjithatë  vendosi të blejë raketa S400 deklaroi Sitilides në lidhje me blerjen  nga Turqia të raketave mbrojtëse S400.

Sitlidies paralajmëroi se Turqia për shkak të këtyre veprimeve mund të ballafaqohet me sanksione në kuadër të ashtuquajt. Ligj CAATSA me të cilën edhe përcaktohen kushtet, shtete dhe personat të cilëve u shqiptohen sanksione. Ai shtoi se vendimi se ndaj një shteti  ose ndaj ndonjë personi  do ti shqiptohen masat e sanksioneve e bart senati në bashkëpunim me Shtëpinë e Bardhë. Sitilides përveç kësaj theksoi se  Truqia gjendet në prag të vënies së sanksioneve.

Pentagon mjaftueshëm e ka paralajmëruar për rrezikun të cilën Turqia e ka ndërmarrë me atë që dëmtoi sistemin mbrojtës amerikan. Për këtë shkak duhet të dërgohet porosi e mjaftueshme ndaj drejtuesve. Nga ana tjetër, Tramp dhe këshilltarët e tij po përgatiten për marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Turqisë pas periudhës erdoganiste. Ata nuk dëshirojnë që ti eliminojnë lidhjet me Turqinë për shkak të procedurave të gabuara të qeverisë aktuale turke potencoi Xhon Stilides në pyetjen se a thua Tramp dëshiron që ti aktivizojë sanksionet kundër Turqisë.

Turqia nga vendi shembull për lindjen e mesme, deri në vendin ku është shkaktuar dëm I madh ndaj demokracisë.

Në intervistën për portalin kronos28neës. Xhon Stilides I komentoi edhe politikat aktuale të qeverisë turke. Ai theksoi se Turqia deri para 2013 ishte një vend shembull për lindjen e mesme.

Dëshiroj të përkujtoj se Turqia është vendi me qëllime të larta. Kur e them këtë  fillimisht mendoj në objektivat dhe vendosmërinë e Erdoganit për anëtarësim në BE dhe për rritjen e ekonomisë,  me çka do tentohej hyrja në G8. Por , me sjellje  e dhunshme ndaj protestuesve për parkun Gezi në 2016 dhe qëndrimin e qeverisë turke në periudhën  pas grusht shtetit në 2016 është shkaktur dëm i madh ndaj demokracisë në vend deklaroi Sitilides.

Sitilides e kritiko edhe vendimin e Erdoganit për mënjanimin nga funksioni të tre kryetarëve të qyteteve me shumicë kurde. Ai këtë vendi e potencoi si një veprim me të cilën po i  bëhet presion popullit kurd.

Në shtete demokratike askush nuk ka të drejtë të shkarkojë njerëz të zgjedhur në mënyrë demokratike posaçërisht në vende me popullatë të përzier.

Ai e përjashtoi mundësinë për shkarkimin e kryetarëve në Ankara dhe Stamboll të cilët vijnë nga partia më e madhe opozitare XHHP por megjithatë potencoi se paparashikueshme e veprimeve të Erdoganit nuk mund të supozohen.

SHBA nuk do ta ekstradojë Fetulla Gylenin

Qeveria turke  viteve të fundit shumë herë ka kërkuar ekstradimin e Fetulla Gylenit, me dëshmi të cilët e konsideron si ligjore. Por, asnjë nga këta dëshmi nuk mundësuan ekstradimin  në përputhje me ligjet amerikane. Ne kemi sistem të të pavarur gjyqësor dhe nuk udhëhiqet sipas dëshirave të senatorëve dhe kryetarëve. Sipas kësaj mund të thuhet se nuk mund të bëhet asnjë lloj presioni në lidhje me kërkesën e Turqisë. Në qoftë se Turqia arrin që ti dorëzojë   dëshmitë e nevojshme  mendoj se Ministria e Drejtësisë në SHBA seriozisht do ta shqyrtojë mundësinë e ekstradimit, por Turqia nuk ka arritur ti dorëzojë dëshmitë, për këtë shkak Fetullah Gylen nuk do të ekstradohet në Turqi. Në çdo shtet normal perëndimor shteti i së drejtës funksionon kështu.

Please publish modules in offcanvas position.