Shkup, shtatë persona të lënduar në aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tetë lëndime të lehta në 10 prej gjithsej 15 aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në pesë aksidente trafiku është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas të dhënave të SPB Shkup nga komunikacioni janë përjashtuar 21 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tetë shoferë para se të pajisjen me patentë shoferë dhe një fillestarë.

Janë përjashtuar edhe katër automjete të paregjistruara dhe një shofer i mbingarkuar.

Për parkim jo të drejtë janë shqiptuar 51 gjoba, ndërsa me automjetin special “karrotrec” kanë larguar 45 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit.

Please publish modules in offcanvas position.