Deputetët prapa dyerve të mbyllura do të vendosin për shkarkimin e Janevës

Komisioni kuvendar për zgjedhje dhe emërime do të debatojë sot pas dyerve të mbyllura për raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva, pasi Këshilli refuzoi kërkesën e kryetarit të Komisionit Ilija Dimovski për deklasifikimin e materialit, ndërsa për debat në një seancë publike të mbyllur ose të hapur të vendosin anëtarët e saj.

Dje Dimovski njoftoi se do t’i dërgonte kërkesë kryetarit të ri në Këshillin e Prokurorit Publik, Aco Kolevskit për të deklasifikuar dokumentin, dhe Këshilli dje e hodhi poshtë kërkesën me arsyetimin se Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është ende duke hetuar rastin aktual e formuar kundër prokurores speciale dhe për këto arsye është e nevojshme të mbrohen të drejtat e personave të përmendur në raport ose të parandalohet ndërhyrja e paautorizuar në këtë procedurë.

Please publish modules in offcanvas position.