Seanca të reja për lëndët “Target- Fortesa”, “Tarifa”, “Toplik” dhe “Treqind” të PSP-së

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Target- Fortesa”, “Tarifa”, “Toplik” dhe procedura e përsëritur për lëndën “Treqind” të PSP-së.

Rasti për ndjekjen joligjore të komunikimeve “Target- Fortesa” gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Zheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues i akuzës është Lençe Ristovska e PSP-së.

Në Gjykatë sot është caktuar seancë e re për lëndën “Toplik” i dyshuar është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i Diellit” në Sopishte edhe pesë persona të tjerë.

Në gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për lëndën “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë. Ata dyshohen për blerje joligjore të sistemeve softuerik për nevojat e kompanisë, në vlerë prej katër milionë euro.

Në rastin “Treqind” i akuzuar është ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zbatimit të procedurës tenderiale dhe zgjedhjen e ofertës më të volitshme gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Brendshme.

Please publish modules in offcanvas position.