Shekerinska: Jemi ambicioz të bëhemi anëtare e aleancës më të madhe ushtarake

Deklarata e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas Këshillit te djeshëm të sigurisë se në 50 ditët e ardhshme do të kemi periudhë turbulente, tregon se sa shteti është ambicioz në pjesën e anëtarësimit të NATO-s dhe marrjes së datës për negociata me BE-në, ka vlerësuar sot gjatë vizitës në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Jemi ambicioz për disa muaj të bëhemi anëtare e aleancës më të madhe ushtarake- politike. Tridhjetë vjet angazhohemi atë ta bëjmë, tani si projekt e kemi atë sukses. Megjithatë, e ditur është se ka struktura në dhe jashtë shtetit të cilët kundërshtojnë këtë qëllim strategjik, siç ka për fat të keq edhe struktura të caktuara edhe në shtet që me siguri nuk janë shumë të lumtur nëse i fillojmë negociatat në tetor dhe për këtë parashikimet janë se do të ketë ndodhi turbulente pasi të tilla kanë ndodhur në gjitha vendet që kanë qenë në pragun e anëtarësimit në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në”, ka thënë Shekerinska.Ajo ka potencuar se takimi i djeshëm i Këshillit të sigurimit tregoi se shteti jonë ka kapacitet të ballafaqohet me sfidat por siç shton, “kreu shtetëror ka dije, dëshirë dhe fokus të fuqishëm të arrijë sukses në qëllimet strategjike në këtë moment që të mos lëshohet shansi që është dhënë”.

Please publish modules in offcanvas position.