Njëzet e tetë vite pavarësi në pritje për pranim në NATO dhe BE

Maqedonia e Veriut sot shënon 28 vite të pavarësisë pasi që pas referendumit të mbajtur në vitin 1991 qytetarët e Maqedonisë u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran.

Shënimi do të fillojë sot pasdite, kur nga kazerma “Ilinden” do të bëhet qitje artilerike nga njësia e batalionit artilerik të Armatës.

Nën moton “Ngjyrat e pavarësisë” nesër afër Guacës në Parkun e qytetit do të mbahet festim organizuar nga ana e Qeverisë. Është paralajmëruar fjalimi kryeministrit Zoran Zaev.

Në kuadër të festimit do të ketë program të pasur kulturor-artistik dhe argëtues. Do të interpretojnë Petko dhe “Pesë plus”, grupi “Aj Kju”, Violeta Tomovska, Elita Ziberi dhe DJ Dragan B. Kostiq.

Please publish modules in offcanvas position.