Kryetari i ri i Stambollit “ ekspozoi” shpenzimet marramendëse të partisë së Erdoganit : Mijëra automobila të sekuestruar janë ekspozuar në shesh

Kryetari i ri i Stambollit Ekrem Imamoglu i ka nxjerr jashtë përdorimit të gjithë makinat e panevojshme të blera ose të huazuara nga paraardhësi i tij anëtarë i partisë së Erdoganit AKP.

Ekrem Imamoglu në fushatën parazgjedhore premtoi se do të luftojë  kundër qëndrimit korruptiv të qeverisë aktuale, dhe në mesin e premtimeve u gjendën edhe automobilat.

Imamoglu edhe ashtu veproi ei realizoi premtimin. Në sheshin Jenikapi i mblodhi të gjitha automobilat të cilët ishin  huazuar pa nevojë në qeverisjen e AKP partisë së Erdoganit.

NË SHESH VAZHDIMISHT ARRININ AUTOMOBILAT

Momentalisht në shesh janë ekspozuar 350 automobila. Muajin  e shkuar u bë e ditur se komuna e Stambollit ka prishur marrëveshjen për blerjen e 450 makinave nga  flota e panevojshme e makinave. Pritetqë ekspozimi të kompletohet deri të dielën  edhe pse nga komuna nuk ka asnjë farë deklarate. Xhenan Kaftanxh kryetar I provincës nga XHHP në rrjetet sociale deklaroi “ Ky është vetëm fillimi I vogël”

 Goksu anëtar I AKP deklaroi: Ato automobila janë blerë për shërbime dhe për shfrytëzim në Stamboll me  marrjen e atyre automobilave e ndërprerën shërbimin e Stambollit.

Me urdhër të Imamoglut në sheshin  Jenikapi  filloi ekspozimi  I marrjes së panevojshme të makinave. Erdhi deklarata e parë nga AKP në lidhje me automobilat e ekspozuar në sheshin Jenikapii

Udhëheqësi I grupit të deputetëve të AKP Tefik Goksu tha se ato makina janë blerë në dobi të komunës. Kogsu shtoi “ Ato automobila janë marrë për shërbim të komunës. Çfarë do të ndodh më tutje me ato automobila edhe neve na intereson. Do të vazhdojmë të shikojmë se pas kthimit të këtyre makinave a do të blihen tjera. Deri sa kompetentët I ekspozojnë ato “ të panevojshëm” dhe e bëjnë të vetën shou nga ana tjetër shikojnë makina të reja.

Në ekspozenë filluan të arrijnë makina luksoze.

Momentalisht në sheshin janë ekspozuar 350 makina. Muajin e kaluar  u kuptua se kontrata është prishur për 450 vetura. Pritet që ekspozita të kompletohet deri në fund javë. Filluan të arrijnë edhe makina luksoze edhe pse akoma nuk ka deklaratë zyrtare nga komuna shumë politikan dhe deputet dhanë deklaratë në rrjetet sociale.

Vetëm në 2019 janë blerë 2  mijë e 432 automobila nga Platorma Turizëm. Sipas  lajmit të

Tarafsiz Azhans  në 2018 në opinion ishin publikuar 1717 automobila. Shumicën e veturave të huazuara i shfrytëzojnë kompetentët. Shkaku për revolt ishte  që në 643 administrator u takonin 1717 vetura. Kryetari I atëhershëm ka pohuar se ato makina janë huazuar në dobi të komunës tha se “ Nuk është e saktë se 643 administratorëve 1717 automobila, vetëm 120 automobila u janë dhënë administratorëve .Në këtë shifër janë përfshirë edhe automobilat të cilët shfrytëzohen për mysafirët nga jashtë. Por sipas raporteve për 2018 janë shfrytëzuar 1717 të huazuara dhe 93 vetura të vlera  që do të thotë se 1810 automobila janë shfrytëzuar.

Please publish modules in offcanvas position.