Maqedoni: Prodhimtaria organike, orientimi nga tregu i brendshëm

Është përgatitur edhe regjistri i prodhuesve organik që përmban të dhënat për prodhuesit, që janë mbi 600 sish, tregtarët dhe përpunuesit e ushqimit organik në Maqedoni. Kjo pritet të lehtësojë dhe popullarizojë edhe më tej prodhimtarinë e ushqimit organik.Shteti ofron edhe tokë shtetërore të dedikuar vetëm për prodhimtarinë organike, ndërsa fermerëve të rinj ju ofrohen grante prej 10 mijë euro.

Prodhimtaria organike ngadalë po përhapet edhe në bujqësinë e Maqedonisë së veriut .Një pjesë e bujqve po fillojnë të kuptojnë se ky biznes i orientuar në eksport sjell edhe të ardhura të sigurta dhe stabile, duke marrë parasysh edhe faktin se ato në tregun vendor janë më pak të kapshme për konsumatorin e rëndomtë për shkak se janë më të shtrenjta. Në vitet e kaluara në Maqedoni janë kultivuar në mënyrë organike edhe bimë aromatike dhe shëruese, pemë, perime, drithëra, lopë, dhen, dhi dhe bletë.Një prodhues nga Berova me mbi 4 mijë rrënjë mjedra është i kënaqur me çmimin dhe plasmanin. “Në treg mjaft mirë po shitet mjedra, ku vitin e kaluar kemi nënshkruar marrëveshje me një tregtar nga Serbia që e blen pjesën dërmuese të rendimentit,ndërsa planifikojmë që edhe më tej të rrisin prodhimtarinë tonë”, thotë Marjan Kitanovski, prodhues i mjedrave organike nga Berova. Sipas tij, po gradualisht po rritet interesimi për prodhimtarinë organike në shtet, ndërsa zgjerimi i mëtejshëm i rrjetit të prodhuesve dhe sasitë më të mëdha të prodhimeve organike do të lehtësojnë edhe shitjen në tregjet e jashtme për shkak se tregtarët kërkojnë sasi më të mëdha të prodhimeve të ndryshme organike. Ky lloj prodhimtarie i nënshtrohet një procesi mjaft të kontrolluar të prodhimit ku nuk përdoren plehra artificial dhe për çka fitohen edhe certifikata për cilësi dhe prejardhje.

Please publish modules in offcanvas position.