Numër rekord i gjobave gjatë 24 orëve të fundit nga policia

Dënohen më shumë se 100 shoferë të makinave dhe motoçikletave në Shkup

Më shumë se 100 shoferë të motoçikletave dhe makinave janë gjobitur gjatë ditës së djeshme në Shkup, njofton MPB.

Në periudhë nga ora 6 deri në ora 24 janë gjobitur gjithsej 45 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë, ndërsa janë zbuluar 25 kundërvajtje për të cilët janë dhënë 14 mandate dënimi si dhe 11 mandate dënimi për kundërvajtje.

Reparti për siguri në komunikacion, mbrëmë nga 18.30 deri në ora 1.30 ka kryer aksion për zbulimin e kundërvajtjeve nga shoferët e motoçikletave në rajonin e Shkupit.

Please publish modules in offcanvas position.